Klinika estetike

Software për klinika estetike në Shqipëri. Bukuria në fokus. Menaxhimi nën kontroll.

Konsulta, seanca, foto para dhe pas, pëlqime të nënshkruara dhe pagesa, të gjitha në një sistem.

Mbrojtje e të dhënave sipas GDPR Fotot ruhen te kartela Aplikacion për celular

Pamje ilustruese. Emrat dhe vlerat janë shembuj.

Funksionet

Çdo trajtim,
i dokumentuar me kujdes
.

Foto në telefon, rezervime në mesazhe dhe të dhëna në excele? doktor.al i mbledh të gjitha në një sistem të vetëm.

Kartelë digjitale për çdo pacient

Çdo trajtim me zonën, produktin, sasinë dhe numrin e lotit. Fotot para dhe pas ruhen te kartela, jo në telefonin e stafit.

Paketat dhe seancat

Paketa me disa seanca, me ndjekje të seancave të kryera dhe të mbetura.

Kujtesa për trajtimin e radhës

Pacientët njoftohen automatikisht kur u vjen koha për trajtimin e radhës.

Stafi dhe rolet

Akses sipas rolit: secili sheh vetëm atë që i duhet.

Produktet dhe inventari

Sasia, loti dhe data e skadimit për çdo produkt, me njoftime të personalizuara.

Faturat dhe pagesat

Pagesë e plotë, me këste ose me paketë, me faturë për çdo trajtim.

Si funksionon

Gati për punë, pa kokëçarje.

Kërkoni prezantim

Na shkruani në WhatsApp dhe ju tregojmë sistemin me shembuj nga një klinikë estetike.

Konfigurimi

E përgatisim sistemin për klinikën tuaj: trajtimet, paketat, produktet dhe rolet e stafit.

Filloni punën

Recepsioni, mjekët dhe kozmetologet punojnë në një sistem, në kompjuter dhe në celular.

Rrugëtimi i pacientëve

Nga konsulta te rezultati.

Nga mesazhi i parë deri te rikthimi për seancën e radhës, çdo hap ndiqet në një vend.

Kërkesa

Mesazh, telefonatë ose rrjete sociale

Konsulta

Zona, pritshmëritë dhe fotot para

Oferta

Paketa dhe çmimi, gati për dërgim

Trajtimi

Pëlqimi, produkti dhe loti

Ndjekja

Foto pas dhe kujtesë për seancën e radhës

Pacientë të mundshëm

Çdo kërkesë, nga Instagram, WhatsApp apo telefoni, shënohet me burimin dhe statusin, që asnjë të mos mbetet pa përgjigje.

Oferta dhe paketa

Oferta me trajtimet, seancat dhe çmimin, gati për t'u dërguar te pacientët.

Rikthimi i pacientëve

Sistemi kujton kur i vjen koha një pacienti për seancën e radhës.

Aplikacioni për celular

Klinika juaj, në xhep.

Axhenda, pacientët dhe seancat e ditës kudo që të jeni.

AxhendaKartela e pacientëveFoto para dhe pasPaketat
Shkarkojeni nga Google Play
Siguria dhe mbrojtja e të dhënave

Fotot dhe të dhënat e pacientëve, të mbrojtura.

  • Mbrojtje e të dhënave sipas GDPR
  • Enkriptimi i të dhënave
  • Bazë të dhënash e veçantë
  • Hyrje me 2FA
  • Akses vetëm nga adresa të lejuara
  • Gjurmim i çdo veprimi
  • Mbikëqyrje 24 orë në ditë
  • Kopje rezervë periodike
Oferta

Ofertë sipas klinikës suaj.

Çmimi varet nga numri i stafit dhe i përdoruesve dhe nga modulet që ju duhen. Na shkruani dhe ju dërgojmë një ofertë të përshtatur për klinikën tuaj.

  • Për ofertën na tregoni
  • Sa mjekë dhe sa staf ka klinika
  • Cilat trajtime dhe paketa ofroni
  • Cilat module ju interesojnë
  • Ku i mbani sot të dhënat: letër, Excel apo program tjetër
Pyetje të shpeshta

Përgjigje të drejtpërdrejta.

Çfarë përfshin doktor.al për klinikat estetike?

Kartelë digjitale për çdo pacient me zonën, produktin, sasinë dhe numrin e lotit të çdo trajtimi, foto para dhe pas, paketa me seanca, kujtesa për trajtimin e radhës, inventar me lot dhe skadencë, si dhe faturim.

A ruhen fotot para dhe pas në sistem?

Po. Fotot ruhen te kartela e pacientit, jo në telefonin e stafit, dhe mbrohen me akses sipas rolit.

A mund të menaxhoj paketa me disa seanca?

Po. Çdo paketë ka ndjekje të seancave të kryera dhe të mbetura, dhe pagesa mund të bëhet e plotë, me këste ose me paketë, me faturë për çdo trajtim.

Sa kushton doktor.al për një klinikë estetike?

Çmimi varet nga numri i stafit dhe i përdoruesve dhe nga modulet që ju duhen. Na shkruani dhe ju dërgojmë një ofertë të përshtatur për klinikën tuaj.

A funksionon doktor.al në celular?

Po. Recepsioni, mjekët dhe kozmetologet punojnë në një sistem, në kompjuter dhe në celular.

Si mbrohen të dhënat e pacientëve?

Të dhënat dhe fotot mbrohen sipas GDPR dhe secili përdorues sheh vetëm atë që i duhet. Detajet janë te Politika e privatësisë.

Prezantim

Shihni doktor.al në veprim.

Na shkruani dhe ju tregojmë sistemin me shembuj nga një klinikë estetike.